Sporti

Formacionet e mundshme: Juventus – Lazio

05/16/2022 10:31
nga:E K

Juventus do të përballet sot me Lazion.

“Zonja e Vjetër” tashmë e ka siguruar një vend që të dërgon në “Ligën e Kampionëve”, ndërsa Lazio po lufton të mbetet në pozitat për të luajtur në “Europa League” edicionin e ri, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 37’të zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme.

Ja 11’shet që priten të startojnë:

Juventus: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Pellegrini; Arthur, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Kean; Vlahovic.

Lazio: Strakosha; Lazzari, Patric, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Alberto; Anderson, Immobile, Zaccagni.

/GazetaBlic Sport/