Juventus do të përballet sot me Inter.
Derbi i javës së 13’të të Serie A do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Dy pretendentët kryesorë për titull do të përballen në Allianz Stadium aty ku do të kërkojnë pikët e plota. Juventusi me një fitore eventuale do të merrte kreun e tabelës duke kaluar pikërisht Interin, kurse Nerazzurëve fitorja potenciale do t’ua përforconte lidershipin në tabelë.
Para fillimit të takimit janë publikuar formacionet e mundshme.
Ja 11’shet që pritet të startojnë:
Juventus:
Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; McKennie, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Chiesa, Vlahovic.
Inter Milan:
Sommer; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Martinez.


