Kupa e Botës 2022

Formacionet e mundshme: Holanda – Argjentina

12/09/2022 11:10
nga:E K

Holanda do të përballet sot me Argjentinën në çerekfinale të Kupës së Botës.

Argjentina arriti në këtë fazë duke eliminuar Australinë në 1/16 të finales me rezultat 2-1, kurse Holanda ‘pa problem’ mposhti SHBA me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Para fillimit të takimit janë publikuar formacionet e mundshme.

Ja 11’shet që priten të startojnë:

Holanda:Noppert; Timber, Van Dijk, Ake; Dumfries, De Jong, De Roon, Blind; Klaassen; Gakpo, Depay.

Argjentina:Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; Fernandez, De Paul, Mac Allister; Di Maria, Messi, Alvarez.

/GazetaBlic Sport/