Skuadra e Ermal Krasniqit, CFR Cluj do të përballet sot me gjigantët italian Lazio.
Ndeshja e parë në kuadër të Play Off-it të Conference League u mbyll me fitoren e Lazios në shtëpi me rezultat minimal 1-0, aty ku sulmuesi kosovar, Ermal
Krasniqi pati një paraqitje të dalluar nga skuadra e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Krasniqi pritet të startojë edhe në ndeshjen e sotme ku Cluj e pret Lazion me fillim nga ora 18:45.
Këto pritet të jenë formacionet startuese:
CFR Cluj: Scuffet; Manea, Matias, Burca, Camora; Deac, Adjei-Boateng, Muhar, Krasniqi; Yeboah, Birilgea.
Lazio: Maximiano; Lazzari, Casale, Gila, Hysaj; Milinkovic-Savis, Antonio, Vecino; Anderson, Immobile, Zaccagni.
/GazetaBlic Sport/


