Barcelona dhe Manchester United do të përballen sot në Europa League në kuadër të Playoffit të fazës së 1/16’tës së kësaj gare.
Të dy skuadrat po kalojnë formë të mirë në ligat përkatëse, aty ku Barcelona është lidere në La Liga, kurse ekipi i Ten Hag ka gjetur formën duke fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e sotme do të luhet me fillim nga ora 18:45 në “Camp Nou“, kurse para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme.
Këto janë 11’shet që pritet të startojnë:
Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Alba; Pedri, De Jong, Kessie; Raphinha, Lewandowski, Gavi.
Manchester United: De Gea; Dalot, Varane, Shaw, Malacia; Casemiro, Fred; Sancho, Fernandes, Rashford; Weghorst.
/GazetaBlic Sport/


