Sporti

Formacionet e mundshme: Atalanta – Milan

08/21/2022 15:25
nga:E K

Një ndeshje mjaftë e vështirë dhe interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Atalantës dhe Milanit që do të zhvillohet në stadiumin “Gewiss Stadium” me fillim nga ora 20:45.

Të dy ekipet vijnë në këtë ndeshje pasi morën nga tre pikë në xhiron e parë të Serie-A ku Atalanta mposhti Sampdorian, kurse Milani triumfoi ndaj Udineses.

Zlatan Ibrahimovic dhe Krunic janë mungesat nga radhët e kuqezinjve, kurse të Atalanta do të mungojnë Cebezas, Ederson dhe Muratore.

Formacionet e mundshme janë këto:

Atalanta: Musso, Toloi, Demiral, Okoli, Hateboer, De Roon, Koopmeiners, Maehle, Pasalic, Lookman, Zapata.

Milan: Maignan, Calabria, Kalulu, Tomori, Theo, Tonali, Bennacer, Messias, Diaz, Leao, Rebic.