Arsenal do të përballet sot me Tottenham.
Ndeshja derbi e Londrës zhvillohet në kuadër të raundit të 9’të të Premierligës me fillim nga ora 13:30, shkruan GazetaBlic Sport.
Arsenali kërkon ta ruajë pozitën e liderit në tabelën e ligës angleze ku ka 18 pikë, vetëm një më shumë se rivali i sotëm Tottenham që është në pozitën e 3’të
me pikë të barabarta me Cityn.
Para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme.
Ja 11’shet që priten të zbresin:
Arsenal:
Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Jesus
Tottenham:
Lloris; Romero, Dier, Lenglet; Perisic, Bentancur, Hojbjerg, Sessegnon; Richarlison, Kane, Son


