Kupa e Botës 2022

Formacion me pesë mbrojtës dhe Di Maria titullar, ja si po e përgatit finalen Scaloni

12/16/2022 19:06
nga:E K

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka zhvilluar një tjetër seancë stërvitore këtë të premte, ku ka vendosur të testojë sisteme të ndryshme taktike për finalen e së dielës, kundër Francës.

Scaloni e nisi pjesën taktike të stërvitjes duke provuar një linje mbrojtëse me 5 lojtarëve, me Molinan e Marcos Acunan në krahë. Më pas, ai ndryshoi sistemin dhe filloi të luajë me një 4-4-2, pasi iu bashkuan skuadrës Angel Di Maria dhe Lisandro Martinez.

Di Maria mund të luajë në formacionin titullar, pas rikuperimit nga dëmtimi i pësuar para ndeshjes kundër Australisë. Lojtari i Juventusit luajti vetëm 10 minuta në takimin kundër Holandës.

/GazetaBlic Sport/