Lajme

Forcat ukrainase kanë vrarë Gjeneral-majorin e ushtrisë ruse, Vitaly Gerasimov

03/08/2022 00:18
nga:Astrit Gashi

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se Gjeneral-major i ushtrisë ruse, Vitaly Gerasimov, është vrarë në Kharkiv.

“Një tjetër humbje në mesin e ekipit të lartë të ushtrisë së vendit pushtues. Gjatë betejes pranë Kharkivit, Vitaly Gerasimov u eliminua. Gerasimov ishte komandanti ushtarak rus, Gjeneral-major, shefi i shtabit dhe zëvendëskomandanti i parë i Ushtrisë së 41-të të Rrethit Qendror Ushtarak të Rusisë. Disa oficerë tjerë të lartë të ushtrisë ruse u vranë dhe u plagosën gjatë kësaj beteje”, thuhet në kumtesen e Ministrisë ukrainase te Mbrojtjes.

Vitaly Gerasimov mori pjesë në Luftën e Dytë të Çeçenisë dhe në operacionin ushtarak rus në Siri.