Lajme

Forcat të shumta të policisë te rruga B, së paku një i arrestuar

12/17/2024 22:41
nga:G B

Një numër i madh i policëve janë vërejtur sonte në Prishtinë, te rruga B.

Klankosova.tv mëson se një person është i arrestuar aty, teksa nuk dihet ende arsyeja.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë për të marrë ndonjë informacion, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje.

E lidhur me ngjarjen, Indeksonline ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.