Lajme

Forcat ruse rimarrin kontrollin e disa zonave në rajonin e Kurskut

3 orë më parë
nga:Y I

Trupat ruse kanë rifituar kontrollin e qytetit Sudzha, si dhe fshatrat Melovoi dhe Podol në rajonin Kursk të Federatës Ruse, tha Ministria e Mbrojtjes.

Sudzha ishte vendbanimi më i madh që forcat e armatosura ukrainase arritën të kapnin si rezultat i pushtimit të rajonit të Kurskut në gusht të vitit të kaluar.

Ata e përdorën qytetin si një qendër kryesore logjistike përmes së cilës Kievi furnizonte njësitë e tij në të gjitha fshatrat dhe qytetet e afërta, raporton RIA Novosti.

Në fund të javës së kaluar, ushtria ruse nisi një ofensivë në shkallë të gjerë në rajonin e Kurskut dhe brenda pak ditësh çliroi shumë vendbanime, duke përfshirë Staraya Sorochyna, Malaya Loknya, Cherkasko Porecheno, Martynovka, Mikhailovka dhe të tjerë.

Një ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin u shfaq me uniformë në qendrën komanduese të grupit të Veriut në rajonin e Kurskut, ku propozoi formimin e një zone sigurie përgjatë kufirit. Putin tha se trupat ruse duhet të “mundin armikun” në rajonin e Kursk dhe të çlirojnë plotësisht rajonin, duke shtuar se trupat e kapur në Kursk do të trajtohen si terroristë.

/Euronews Albania/