Lajme

Forcat izraelite të Mbrojtjes u bëjnë thirrje civilëve që të evakuojnë më shumë zona në jug të Gazës

12/03/2023 20:17
nga:G B

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) u kanë thënë civilëve që të largohen nga zona të mëdha të Rripit të Gazës, duke përfshirë një numër lagjesh në pjesët jugore, pasi ajo rifilloi ofensivën e saj ushtarake atje.

IDF pë parë u tha njerëzve që të evakuonin disa zona në juglindje të Khan Younis, një qytet në jug të Gazës ku shumë prej tyre kanë kërkuar strehim në javët e fundit, shkruan CNN.

“Për sigurinë tuaj, ju ftojmë të zhvendoseni në strehimoret e njohura në lagjet Al-Fukhari, Al-Shaboura, Al-Zuhur dhe Tal Al-Sultan”, tha IDF në një deklaratë të publikuar në mediat sociale.