Lajme

Forcat izraelite sulmojnë klinikën në një kamp refugjatësh në Gaza, vriten 16 persona, mes tyre 9 fëmijë

4 ditë më parë
nga:Y I

Mbrojtja Civile në Rripin e Gazës njoftoi sot se të paktën 16 persona, përfshirë 9 fëmijë, u vranë në një sulm izraelit në një klinikë në kampin e refugjatëve në Jabalia, në pjesën veriore të enklavës palestineze.

“Të paktën 16 viktima, përfshirë 9 fëmijë, u dërguan (në spitale) së bashku me dhjetëra të plagosur” nga sulmi që “shënjestroi një ndërtesë të ( agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë ) UNRWA që strehonte një klinikë” në këtë kamp, ​​tha Mahmoud Bassal, një zëdhënës i Mbrojtjes Civile Palestineze.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se goditi objektivat e Hamasit në Jabalia.

“Terroristët fshiheshin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli që përdorej për të koordinuar aktivitetin terrorist dhe shërbente si pikë qendrore takimi e organizatës terroriste. Përveç kësaj, kompleksi u përdor nga Batalioni Jabalia i Hamasit për të planifikuar sulme terroriste kundër civilëve izraelitë dhe trupave të IDF”, thuhet në deklaratën e IDF-së.

/TCH/