Lajme

Forcat e Armatosura të Ukrainës: Nëntë avionë dhe helikopterë rusë u shkatërruan nga ukrainasit në 24 orët e fundit

03/05/2022 22:30
nga:Gazeta Blic

Nëntë avionë dhe helikopterë rusë janë rrëzuar në 24 orët e fundit.

Kështu bënë të ditur Forcat e Armatosura të Ukrainës përmes një cicërimë në Twitter.

Sipas tyre, njëri nga avionët e rrëzuar ishte i llojit Su-34.

“Nëntë avionë dhe helikopterë rusë u rrëzuan në 24 orë, duke përfshirë një nga Su-34 më të rinj rusë në Chernihiv”, thuhet në cicërimën e tyre.