Forcat Ajrore Shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me “106th Rescue Wing” të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, e fokusuar në furnizimin e shpejtë dhe efikas në kushte operacionale.
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë vlerëson se kjo stërvitje është pjesë e bashkëpunimit të ngushtë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti synon rritjen e aftësive operacionale të trupave, përmirësimin e reagimit të menjëhershëm në situata krize, si dhe forcimin e ndërveprimit dhe koordinimit me aleatët në terren.
“Partneriteti i ngushtë me Shtetet e Bashkuara hap mundësi të reja për përgatitjen operacionale të Forcave të Armatosura, garanton reagim të shpejtë në kohë krize dhe rrit ndërveprimin me forcat aleate”, thuhet në njoftim.


