Xhiroja e 15’të e Superligës së Kosovës vazhdon sot me tri përballje shumë interesante.
Padyshim se vëmendja më e madhe është tek derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, që luhet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan GazetaBlic Sport.
Në derbit e kaluar, ka pasur jo pak probleme nga tifozët e dyja skuadrave, andaj për këtë duel siguria duket të jetë maksimale.
Forca të shumta të Njesisë Speciale shihen në stadiumin e qytetit në Gjilan pak para derbit të madh kosovar.
Ja pamjet:



