Lajme

Forca të shumta të “Eulex” monitorojnë vizitën e Veselit në Mitrovicë

07/10/2021 15:10
nga:Y I

Kadri Veseli ka arritur në Kosovë, tri ditë pas vdekjes së babait të tij, Fazliut.

Ai aktualisht po qëndron në të pamen për babain e tij në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

Aty shihen forca të mëdha speciale të EULEX-it të cilat po monitorojnë këtë vizitë të Veselit.

Ndërkaq, se Veselit i është lejuar vizita në familjen e tij pas vdekjes së babait, e kanë konfirmuar dhe nga Gjykata Speciale.

Specialja e konfirmon se Kadri Veseli ka ardhur në Kosovë për të pamen e babait të tij