Lajme

Forca të shumta policie ruajnë në QKUK të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Malishevë

11/07/2025 11:15
nga:Y I

Një numër i madh policësh po e ruajnë të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë të ndodhur dje në Golluboc të Malishevës, i dyshuari, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Pamjet nga Tëvë1 tregojnë prezencën e policisë brenda dhe jashtë klinikës, duke ruajtur dhomën ku po merr trajtim i dyshuari.

Policia gjithashtu ka vendosur patrullë në hyrjet e QKUK-së për sigurinë e të dyshuarit dhe stafit mjekësor.

Sipas policisë,i dyshuari do të ruhet deri në përfundimin e trajtimit dhe më pas do të merret në paraburgim për procedurat e mëtejshme ligjore.