Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua rreth mosfunksionalizimit të fontanave në kryeqytet.
Ai tha së shpejti do të aktivizohen sepse janë porositur pompat, dhe siç thotë ai vetëm disa prej tyre kanë qenë jashtë funksionit.
“Janë porositur pompat dhe shpejt do të aktivizohen, vetëm disa prej tyre kanë qenë jofunksionale sepse pjesa tjera kanë funksionuar normalisht”, deklaroi ai.
Lushaku tha se për pjesën e fontanave që nuk kanë qenë funksionale, kanë qenë pa kontratë aktive deri para një jave.
“Deri para një jave kemi qenë pa kontratë aktive për një pjesë të fontanave që nuk kanë funksionuar”, përfundoi zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Donat Lushaku për “Gazeta Blic”.
/GazetaBlic/


