Trajneri i Milanit – Paulo Fonseca nuk mungoi të shprehë mbështetjen e tij për viktimat e përmbytjes në Valencia. Përpara vizitës së kuqezinjve te Real Madrid, Fonseca pranoi se ekipi i tij do të jetë shumë i motivuar.
“Si fillim shpreh ngushëllimet e mia për viktimat e aksidentit në Valencia. Është e vështirë të shihet se çfarë ndodhi. Mendimet tona janë me njerëzit e prekur në këtë kohë tragjike. Në Itali kishim diçka të ngjashme, të pakrahasueshme, por jemi me populli i Valencias”, tha ai, transmeton GazetaBlic Sport
Për takimin me Real Madridin, Fonseca tha: “Ne i qasemi një ndeshje si kjo me shumë motivim, si një mundësi e madhe. Ne po përballemi me një skuadër që zakonisht është skuadra që është kandidate për të fituar Ligën e Kampionëve”.
“Sinqerisht, unë gjithmonë mendoj dhe përpiqem të rrënjos te lojtarët dëshirën për të fituar. Nesër nuk do të jetë ndryshe. Unë gjithmonë mendoj për fitoren, duke e ditur se Reali është një ekip i jashtëzakonshëm, por mendoj vetëm për të fituar”.
“Leao do të fillojë nga minuta e parë. Ajo që zakonisht pritet prej tij është të jetë vendimtar në ndeshje”, tha Fonseca për Rafael Leao.
“Carlo është një pikënisje për mua. Ai është trajneri më i mirë në botë; gjithçka që ai thotë është e rëndësishme dhe ia vlen të dëgjohet”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/