Aksioni ushtarak rus në Ukrainë ka shkaktuar shumë viktima dhe panik në njerëz.
Shumë shtetas të huaj mbetën të ngujuar në Ukrainë pas sulmit rus, një ndër ta ishte edhe ish trajneri i Romës, Paulo Fonseca, shkruan GazetaBlic Sport.
Fonseca së fundmi përmes Twitter ka lajmëruar që është mirë dhe së bashku me familjen e tij janë larguar nga Ukraina dhe ndodhen në Rumani.
“Përshëndetjë, familja ime dhe unë jemi mirë dhe kemi lënë Ukrainën me një udhëtim me autobus që ka zgjatur 30 orë deri në Rumani.Shpresoj që nesër të kthehem në Portugali, ku edhe do të rrëfehem më shumë rreth evakuimit. Falenderoj gjithë njerëzit që na ndihmuan në ditët e kaluara. Ne jemi të sigurtë, por makthi për Ukrainën ende po vazhdon, ukrainasit po luftojnë heroikisht. Ju bëjë thirrje të gjithëve t’u ndihmojmë sa më shumë të jetë e mundur atyre“, tha Fonseca.
/GazetaBlic Sport/


