Një ditë para ndeshjes ndaj Napolit, trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, foli në konferencën për shtypin për ndeshjen e madhe ndaj të kaltërve.
“Me Napolin është gjithmonë një ndeshje shumë e madhe. Skuadër e fortë, siç e tregon renditja, me një trajner shumë të fortë.
Ata janë në formë të mirë, po fitojnë, janë në vendin e parë dhe shumë të motivuar. Edhe ne jemi të motivuar.”
Shtyrja e ndeshjes me Bolognan: “Ishte e vështirë ta menaxhonim këtë moment. Një ditë para ndeshjes nuk e dinim nëse do po luanim apo jo, mund të kishim bërë një stërvitje tjetër… Ne donim të luanim. U penalizuam shumë nga shtyrja”.
Mungesat e rëndësishme: “Ne donim të luanim me Bolognan, sepse tani, kundër Napolit, do të jemi pa dy lojtarë të rëndësishëm të pezulluar.
Më pas, skuadra u stërvit mirë dhe unë kam besim te të gjithë lojtarët, përfshirë ata që do të luajnë në pozicionin e Theos dhe Reijnders.
Nuk ka ndryshuar asgjë në Camarda: ai gjithmonë punon mirë dhe ajo që mendoj për të u konfirmua, domethënë se ai është një lojtar me një të ardhme të madhe.”