Paulo Fonseca konfirmoi për gazetarët teksa largohej nga San Siro se është shkarkuar nga Milani.
Trajneri fillimisht ishte detyruar të fliste për DAZN dhe të ulej në një konferencë shtypi duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me shkarkimin e tij të afërt, duke këmbëngulur se ai nuk ishte informuar për asgjë në lidhje me të ardhmen e tij.
Vetëm pas këtyre intervistave dhe detyrave mediatike Fonseca-s iu tregua lajmi i pashmangshëm nga drejtorët e Milanit.
Duke u larguar nga San Siro pas mesnate, pas barazimit 1-1 me Romën, ai u ndal për një kohë të shkurtër për të folur me gazetarët që kishin mbetur.
“Është e vërtetë, unë jam jashtë Milanit. Kjo është jeta. Ndërgjegjja ime është e pastër, sepse bëra gjithçka që munda”, tha ai për Sky Sport.
/GazetaBlic Sport