Lajme

Fondacioni “Frutex & Golden Eagle” merr përsipër rregullimin e varrit të aktores Leze Qena

07/01/2025 20:55
nga:G B

Fondacioni “Frutex & Golden Eagle” ka marrë  përsipër rregullimin dhe sistemimin e plotë të varrit të aktores Leze Qena, raporton Gazeta Blic.

Kjo vjen pas disa pamjeve të publikuara, ku varri i saj shihet në gjendje të mjerueshme.

Deklaratë nga Fondacioni Humanitar “Frutex & Golden Eagle”

Pas raportimeve të sotme në media lidhur me gjendjen e varrit të aktores së madhe Leze Qena – një ikonë e skenës dhe ekranit shqiptar, e cila për dekada dha gjithçka për artin dhe publikun.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, Fondacioni “Frutex & Golden Eagle” ka vendosur të marrë përsipër rregullimin dhe sistemimin e plotë të varrit të saj, duke siguruar që Leze Qena të prehet në një vend dinjitoz dhe të denjë për figurën që ajo përfaqësonte.

🕊️ Leze Qena nuk duhet të harrohet. Ajo meriton respekt, edhe pas largimit të saj fizik.

E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës