Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi dhe veprimtari Nusret Pllana kanë vizituar sot ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhem Rexhepi, nga fshati Zhiti i Komunës së Vitisë.
Në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje, Fondacioni Frutex dhe kompania Golden Eagle kanë ndarë një donacion prej 10.000 eurosh për mjekimin e Xhem Rexhepit, duke shpresuar në lehtësimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.


