Lajme

Foli të vërtetën për mizoritë ruse në Ukrainë, Moska lëshon urdhërarrest për fituesen e Eurovizionit nga Ukraina

11/30/2023 12:22
nga:N K

Rusia akuzon këngëtaren ukrainase Jamala në mungesë për gjoja përhapjen e ‘informacioneve të rreme’ për ushtrinë ruse.

Jamala u vu në një listë federale të kërkimit në mes të tetorit dhe u arrestua në mungesë nga një gjykatë ruse në fillim të nëntorit.

Prokuroria e Moskës njoftoi të mërkurën se e ka lëshuar një urdhërarrest për fituesen e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”, Jamala, e cila ka rrënjë tatare nga Krimea, nën akuzat se ka përhapur informata “të rrëme” për përfshirjen e Forcave të Armatosura të Rusisë në pushtimin e Ukrainës.

Në fillim të këtij muaji, Ministria e Brendshme e Rusisë e futi këngëtaren, emri i vërtetë i së cilës është Susana Dzhamaladinova, në listën e personave të kërkuar.

Ajo e ka ngritur zërin vazhdimisht kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014 dhe kundër agresionit të armatosur rus në Ukrainë.
Prokuroria ruse pretendoi tha se Jamala ishte e motivuar nga “urrejtja kombëtare” e saj ndaj ushtrisë ruse dhe do të ndalohej në paraburgim nëse shkelte në Rusi.

Jamala fitoi Eurovizionin në vitin 2016 me këngën e saj “1944” për dëbimin sovjetik të tatarëve etnikë nga Krimea e saj e lindjes, duke shkaktuar zemërim nga politikanët rusë.

Më 2023, Jamala e regjistroi një album me titullin “Krimea”, në të cilin mblodhi këngë të lashta për popullin e vet.

Në prill 2022, Ministria e Jashtme e Rusisë e futi atë në listën e artistëve ukrainas të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi për 50 vjet.
Kremlini shpesh ngre akuza të tilla kundër atyre që ndajnë detaje të pushtimit rus të Ukrainës që bien ndesh me linjën e tij zyrtare.
Jamala ka qenë kritike e hapur ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Jamala, e cila aktualisht ndodhet në Australi, iu përgjigj lajmit për vendosjen e saj në listë më 20 nëntor duke postuar një foto të saj para Operës së Sidneit.

40-vjeçarja u largua nga Ukraina me familjen e saj pas pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit të kaluar./The Geopost