Showtime

Foli për të në emision, Elvana Gjata reagon pas deklaratës së Melindës

07/27/2021 17:07
nga:Genita C

Bëri një nga paraqitjet e rralla në televizion duke zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj private e profesionale.

Melinda mes tjerash tregoi emrin e këngëtares shqiptare që pëlqen më së shumti.

“Një këngëtare që më pëlqen shumë është Elvana Gjata. Zëri i saj më rrëqeth. është ekstrem, ekstrem talent. Ajo është e mrekullueshme, e dua. Shumë më pëlqen Elvana, për shkak se e ka vokalin shumë të bukur, shumë e veçantë, nuk e kam dëgjuar kurrë në jetë atë zë”, u shpreh Melinda.

Për përgjigjen në “Haje ose thuaje” të Melindës, ka reaguar Elvana, e cila ishte e përzgjedhura e reperes si këngëtarja e preferuar e saj nga diskografia shqiptare.

Për përgjigjen në “Haje ose thuaje” të Melindës, ka reaguar Elvana, e cila ishte e përzgjedhura e reperes si këngëtarja e preferuar e saj nga diskografia shqiptare.

“Shumë dashuri për ty Melinda Ademi. Vazhdo kështu“, shkruan Elvana shoqëruar me emojin e disa zemrave të bardha.