Sporti

Fofana: Jemi gati ta përmbysim rezultatin ndaj Real Madridit dhe të kalojmë tutje

04/13/2023 11:44
nga:L J

Skuadra e Chelseat ka pësuar humbje 2-0 nga Real Madrid në Bernabeu në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Wesley Fofana, mbrojtësi i Chelseat komentoi paraqitjen e ekipit të tij dhe ai beson në rikthimin e rezultatit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ishte një mbrëmje e vështirë. Rezultati sigurisht që do të ndikojë në ndeshjen e dytë, humbëm dhe do të jetë e vështirë, por mund të kthehemi nga 2-0”, tha Fofana.

“Tjetrën javën do të luajmë në një stadium fantastik, jemi gati të fitojmë dhe të kalojmë”, përfundoi ai.

Chelsea dhe Real Madrid takohen në Stamford Bridge me 18 prill.

/GazetaBlic Sport