Ai aktualisht është jashtë me një dëmtim, por Wesley Fofana tashmë ëndërron për një të ardhme në Spanjë.
Mbrojtësi i Leicester, i cili po shërohet nga një dëmtim i rëndë zbuloi se do dëshironte të luajë për Real Madridin, shkruan GazetaBlic Sport.
Në një intervistë dhënë një kanali në YouTube foli për thashethemet e verës që e panë atë si një nga qëllimet kryesore të Realit për të ardhmen.
“Thashethemet rreth Realit? Real Madrid është klubi i ëndrrave të mia. Është ekipi më i mirë në botë, është ëndrra ime të luajë atje“.
/GazetaBlic Sport/


