Euro2024

Foden: “Southgate ka ndërtuar një familje të vërtetë tek Anglia”

07/09/2024 17:05
nga:Lorik J

Përpara gjysmëfinales së nesërme në Euro 2024 mes Anglisë dhe Holandës, mesfushori anglez Phil Foden dha një intervistë për Football Daily në të cilën ai mbrojti trajnerin Gareth Southgate.

“Ishte ndeshja e tij e 100-të kundër Zvicrës, ishte një arritje e madhe për të. Disa nga djemtë thoshin se donin ta bënin fitoren për të. Gareth, duke qenë Gareth, nuk foli për veten: ai tha se ishte gjëja më pak e rëndësishme të fitosh në mënyrën se si bëmë, na jep atë besim shtesë dhe atë unitet që na nevojitet brenda dhe ne jemi si një familje e vërtetë. Unë mendoj se ju mund ta shihni atë në fushë”, tha Foden.

Kujtojmë se nesër luhet ndeshja gjysmëfinale mes Holandës dhe Anglisë nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport.