Sporti

Foden pozitiv me Covid

06/03/2022 17:19
nga:E K

Sulmuesi anglez i Manchester Cityt, Phil Foden është prekur nga koronavirusi.

Në testimet e fundit të bëra në kampin e Kombëtares së Anglisë, Foden ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan GazetaBlic Sport.

Anglezi ishte ftuar me kombëtaren e tij për ndeshjet e qershorit, por u detyrua të largohet ende pa luajtur, për shkak të infektimit me virus.

Lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri, Southgate.

“Phil Foden rezultoi pozitiv me Covid kështu ai u detyrua të largohet”, tha trajneri i Anglisë.

“Shpresoj që ai të rikthehet për ndeshjen ndaj Gjermanisë. Do të varet nga simptomat e tij”,përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/