Manchester City dhe Liverpool luajtën baras dje në Anfield me rezultat 2-2.
Skuadra e Pep Guardiolas sulmoi më së shumti krahun e djathtë të mbrojtjes së Liverpoolit aty ku luante Milner në mungesë të Trent Alexander Arnold, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi anglez i Cityt, Foden i cili pati duele të shumta me veteranin e Liverpoolit, James Milner, dhe arriti të realizonte gol tha se përballja me të ishte mjaftë e vështirë.
“Unë e respektoj [Milnerin] si një lojtar, e shikoja në akademi kur ai ishte në City. Ai ishte një kundërshtar i vështirë për të luajtur kundër tij, shumë fizik dhe me përvojë,” tha Foden pas lojës.
“Unë u zhgënjeva pak nga rastet e humbura në pjesën e parë, kështu që kur mora shansin tjetër mendova se do ta fusja këmbën dhe do të provoja diçka ndryshe dhe ajo u pagua.”
/GazetaBlic Sport/


