Sporti

Foden dhe Silva: Mund të shënonim më shumë gola ndaj Real Madridit

04/26/2022 23:37
nga:Mergim Rreci

Phil Foden dhe Bernardo Silva komentuan ndeshjen ndaj Real Madridit.

Të dy u deklaruan se mund të shënonin më shumë gola në kë takim, shkruan GazetaBlic Sport.

“Për të gjithë tifozët që e panë, ishte një ndeshje e madhe futbolli”, tha Foden për “BT Sport”. “Por ne ishim kundër një skuadre që ka fituar Ligën e Kampioneve shumë herë. Ne e dinim që nëse dorëzonim topin në zonat e rrezikshme, ata do të na ndëshkonin, ndaj kjo është diçka për të cilën duhet të punojmë në turin e dytë. Ndeshja është ende e hapur. Por duhet të shfrytëzojmë më shumë shanset tona”, tha ai.

Ndërkohë, Bernardo Silva, i cili shënoi golin e katërt, u ndal pikërisht te golat e munguar që mund të bënin pak më të thjeshtë sfidën e kthimit. “Në 20 minutat e parë ne ishim shumë, shumë të mirë. Në 90 minuta në total, ndjej se mund të kishim fituar me një rezultat më të mirë. Por ne nuk ishim të aftë të shfrytëzonim diferencën tonë prej dy golash, që e kishim më tre raste. Kështu është Liga e Kampioneve dhe vazhdon të jetë një rezultat i mirë për ne, një gol më shumë se ata. Tifozët tanë duhet të jenë krenarë. Është e vërtetë që mund të kishim shënuar më shumë, por kështu është futbolli”, tha portugezi në fund të sfidës.