Mesfushori i Man City dhe Anglisë, Phil Foden ka folur në lidhje me bashkëlojtarin e tij të kombëtarja.
Jude Bellingham vazhdon të mahnitë të gjithë me performacën e tij.
Paraqitjet e tij fenomenale me Borussia Dortmund, e kanë përcjellë edhe në Kampionatin Botëror.
Se është një lojtar i jashtëzakonshëm ka treguar edhe Foden, duke pohuar se është më i talentuari që ka parë ndonjëherë.
“Nuk dua ta lartësoj shumë sepse është ende i ri, por është një nga lojtarët më të talentuar që kam parë ndonjëherë. Nuk shoh dobësi në lojën e tij, mendoj se ka gjithçka. Jam i sigurt se ai do të jetë mesfushori më i mirë në botë”, u shpreh anglezi.
Anglia mbrëmë arriti të sigurojë biletën për në çerekfinale, aty ku e pret Franca.