Trajneri i Kosovës, Franco Foda po mbanë konferencë për shtyp para ndeshjeve të nëntorit.
Kosova luan ndaj Rumanisë dhe Lituanisë me datat, 15 dhe 18 nëntor, shkruan GazetaBlic Sport.
Foda deklaroi se Kosova nuk kishte shumë fat në ndeshjen e parë ndaj Rumanisë duke potencuar se do të luajnë lojë sulmuese pavarësisht se Kosova është mysafire.
“Duke qenë se kemi lëndime do të bëjmë disa ndryshime, dëshirojmë që të luajmë në mënyrë ofanzive. Lojën e fundit ndaj Rumanisë nuk kishim fat, nesër do të koncentrohemi që të stërvitemi intensivisht. Do të luajmë si në shtëpi ashtu edhe në vizitat në transfertë pra lojë ofanzive”, tha Foda.
/GazetaBlic Sport/