Kombëtarja e Rumanisë nesër ballafaqohet me Kosovën në “Arenën Kombëtare” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Vitin e kaluar, tifozët e Rumanisë në ndeshjen ndaj Kosovës shfaqën banerë kundër Kosovës, duke kënduar poashtu këngë “Kosova është Serbi”, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri i Kosovës, Foda tha se vitin e kaluar nuk ishte trajner i Kosovës, por nesër pret respekt nga rumunët.
“Detyra ime është ta përgatiti ekipin, vitin e kaluar nuk kam qenë trajner, por kemi parë respeket nga ekipet kombëtare edhe në kampionatin evropian, andaj pres respekt edhe nesër nga Rumania”, tha Foda në konferencë për media.
/GazetaBlic Sport