Trajneri i Kosovës, Franco Foda po mbanë konferencë për shtyp para ndeshjeve të nëntorit.
Kosova luan ndaj Rumanisë dhe Lituanisë me datat, 15 dhe 18 nëntor, shkruan GazetaBlic Sport.
Foda deklaroi se Kosova ka potencial të madh edhe për të ardhmen.
“Kosova ka shumë lojtarë që luajnë nëpër vende të ndryshme të botës, kontaktet do t’i mbajmë me lojtarët që janë potencial për ta përfaqësuar Kosovën në të ardhmen. Kosova ka shumë talente dhe disa prej tyre kanë pranuar të luajnë për Kosovën”, tha Foda.
/GazetaBlic Sport/