Sporti

Foda: Jam i lumtur që Saipi ka zgjedhur Kosovën

10/07/2024 12:49
nga:Lorik J

Portieri Amir Saipi ka vendosur të përfaqësojë Kosovën dhe është grumbulluar për ndeshjet e tetorit në Nations League ndaj Qipros e Lituanisë.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda potencon se e ka vëzhguar me kujdes atë tek Lugano.

“Tani kemi 3 portierë në dispozicion, Saipin e kam shikuar me kujdes në ndeshjet e Luganos dhe jam shumë i lumtur që ai të luajë për Kosovën. Ka cilësi të mira dhe lojë të sigurt. Kush do të luajë, do vendosi në seancat stërvitore”, tha Foda në konferencën për shtyp.

Kujtojmë se Bekaj, Muric e Saipi janë portierët e ftuar.

/GazetaBlic Sport