Sporti

Milani eliminohet nga garat evropiane, ja rezultatet e plota të ndeshjeve

12/07/2021 22:57
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Milani është eliminuar totalisht nga garat evropiane pas humbjes nga Liveprool, 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Tomori shënoi golin e parë në ndeshje, por Salah dhe Origi me golat e tyre i dhanë fitoren skuadrës së Jurgen Klopp.

Atletico Madrid e ka mposhtur Porton me rezultat 1 me 3 dhe është kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve, kurse Porto kalon në Europa League.

Real Madridi ka triumfuar ndaj Interit me rezultat 2 me 0, duke siguruar pozitën e parë në grup. Ja rezultatet e plota.