Sporti

Megjithatë, Olt Kondirolli nuk kualifikohet në finale

07/27/2021 12:40
nga:Mergim Rreci

Notari kosovar, Olt Kondirolli zuri vendin e dytë në kuadër të grupit të tij të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Kondirolli zhvilloi një garë fantastike në 100 metra, duke arritur edhe rezultat shumë pozitiv, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të kaluar në finale, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai kishte kohë 54:33, por bateritë tjera patën garues me kohë më të shpejtë dhe kështu notarit kosovar iu pamundësua kualifikimi në mesin e 16 notarëve më të mirë

Ai ishte i 64-ti në garë të përgjithshme, nga gjithes 70 garues sa morën pjesë nga të gjitha grupet.

/GazetaBlic Sport/