Lajme

‘Fluturojnë’ shifrat/ Ja sa pritet të shkojë dimrin e ardhshëm çmimi i gazit

08/16/2022 15:20
nga:G B

Dimrin e ardhshëm, çmimi i gazit në Evropë mund të kalojë 4 mijë dollarë për metra kub. Këto janë vlerësimet e Gazprom, sipas një shënimi nga kompania ruse e rilançuar nga agjencia Tass.

Kostoja e gazit, saktëson deklarata, në Evropë ka arritur nivelin e 2500 dollarëve për tregtim.

Nëse vazhdon ky trend, çmimet mund të kalojnë tavanin prej 4000 dollarësh gjatë sezonit të dimrit.