Sporti

“Fluturojnë” çmimet në merkato, Chelsea shpenzon 90 milionë euro për futbollistin e Leipzig

08/30/2022 19:38
nga:Mergim Rreci

Chelsea është dukshëm në avantazh për të siguruar shërbimet e Josko Gvardios, futbollistit të Leipzig.

Marrëveshja po përfundon tani, por me Gvardiol që qëndron në RB Leipzig dhe do t’i bashkohej Chelseat në qershor 2023, përcjell GazetaBlic Sport.

Ajo që bie në sy është çmimi i madh i marrëveshjes, që sipas Fabrizio Romanos pritet të jetë rreth 90 milionë euro.