Sporti

Fluturimi i Bayer Leverkusen për në Manchester u shtye për një orë, ja arsyet!

11/24/2025 18:24
nga:Lorik J

Udhëtimi i Bayer Leverkusen për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City pati një fillim kaotik.

Fluturimi çarter ishte planifikuar të nisej në orën 15:55 sipas orës lokale, por aeroplani duhej të frenonte ndjeshëm pak para pistës dhe të kthehej.

Sipas njoftimit në kabinën e pilotit, problemi buronte nga vështirësitë në ngarkimin e bagazheve.

Vetëm rreth një orë më vonë, fluturimi special mundi të tentonte përsëri ngritjen, duke u ngritur më në fund në orën 5:20 pasdite.

/GazetaBlic Sport