Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas dorëheqjes së gazetares Arlinda Sejda nga RTK, duke akuzuar transmetuesin publik se është shndërruar në një mjet propagande në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton GazetaBlic.
Kusari tha se i ka shprehur solidaritet gazetares, duke e përgëzuar për vendimin, ndërsa shtoi se do ta dokumentojë rastin dhe atë që e cilësoi si “terror politik” në RTK në platformat vendore dhe ndërkombëtare.
Reagimi i plotë:
Radio Televizioni i Kosovës duhet ta ndërrojë emrin, duhet të quhet Radio Televizioni i Lëvizjes Vetëvendosje ose Mikrofoni i Lëvizjes Vetëvendosje!
Ky televizion aktualisht e ka vetëm një mision: të transmetojë propagandë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje dhe njerëzve të saj. Këtë, sipas meje, e bën duke ushtru presion të paprecedent ndaj gazetarëve.
Sot, gazetarja Arlinda Sejda japi dorëheqje nga RTK.
Arlindën e takova në shenjë solidariteti dhe i thashë: bravo për vendimin dhe nuk je vetëm!
Me japë dorëheqje prej punës është një prej vendimeve më të vështira, sidomos kur asaj pune ja ke kushtu më shumë se një dekadë të jetës tënde.
Unë, personalisht, do ta dokumentoj këtë rast dhe atë që e konsideroj si terror politik në RTK në çdo platformë vendore, rajonale, ndërkombëtare dhe globale.
Marre për Lëvizjen Vetëvendosje. Marre! Turp, turp, turp!


