Lajme

Fluks i qytetarëve në Aeroportin “Adem Jashari” në ditën e zgjedhjeve

10/12/2025 16:51
nga:G B

Një fluks i madh i qytetarëve është vërejtur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova shihen numër më i madh i qytetarëve të cilët kanë arritur pikërisht në ditën e zgjedhjeve lokale.

Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në ora 16:24 në të gjithë Kosovën kanë votuar 527 mijë e 847 qytetarë me të drejtë vote nga 2 milionë e 25 mijë e 105.