Benito Floro është në mesin e figurave më të respektuara në Spanjë.
Ai ishte ndër vite trajner i disa skuadrave si dhe drejtor sportiv tek disa të tjera.
Ai kishte shumë për të thënë në intervistën e tij në lidhje me largimin e Zinedine Zidane dhe gjithashtu ardhjen e Carlo Ancelotti si trajner i ri i klubit.
“Unë u befasova nga reagimi i Zidane, sepse ai duhet të kishte respektuar më shumë Florentino Perez,” tha Benito Floro për letrën e lamtumirës së francezit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Perez është ai që i ka dhënë gjithçka, si lojtar dhe si trajner. Ai do të ketë arsyet e tij, por ne nuk e dimë se cilat janë ato.
“Unë nuk mendoj se është kaq e vështirë të jesh trajner i Real Madrid. Ata ju japin lojtarët më të mirë, pajisjet më të mira.
“Nuk e di pse Zidane po ankohej sepse klubi gjithmonë e ka mbështetur atë.”
/GazetaBlic Sport/


