Emisioni “Pressing” ka nisur sonte me një deklarim të Albin Kurtit nga Peja ku bëri sulme të rënda ndaj vllezërve Devolli, për çka ish-bashkpëartiaku i Kurtit, Florin Krasniqi, u shpreh i shokuar, duke rikujtuar se sa ishte në Vetëvendosje, bashkë me Kurtin kanë marrë para nga Devollët.
“Po, po ky ka vazhdu me i marrë, vazhdon edhe sot ndoshta”, është shprehur ai.
E përshkroi Kurtin si tinëzar “…i thirr Devollët në telefon ‘ju lutem’ kur ka me iu lyp pare”.
“Ky është masthrues, është e turpshme m’e pas kësi kryeministri…Unë kam mendu që është më i mençëm e ka pak njerëzillë”, tha Krasniqi.
“Po, po ky ka vazhdu me i marrë, vazhdon edhe sot ndoshta. Po një gjë që më bën të ndihem shumë keq, i ndjeri Ibrahim Devolli nuk ka maru biçikleta, ka maru motosharra, ka qenë mjeshtri më i mirë në Kosovë i motosharrave. Ka qenë një burrë i veçantë, djemtë e tij janë punëtorë, punojnë natë e ditë, me iu ra në shpinë në këtë mënyrë, është ç’njerëzore”
“Tash në këtë fushatën e fundit, mua më vjen keq, më vjen turp pse kam punuar me këtë njeri, turpërohna. Ky kur e kam njohur një kohë kam menduar se është personalitet i dyfishtë dhe personaliteteve të dyfishta u falen gjërat, se i kanë dy personalitete”, u shpreh Krasniqi.