Lajme

Floriana FC shtron drekë zyrtare për delegatët e UEFA-s dhe zyrtarët e FC Drita para ndeshjes

07/21/2026 16:23
nga:L J

Floriana FC organizoi një drekë zyrtare për delegatët e UEFA-s dhe zyrtarët e FC Drita, në prag të përballjes së sontme mes dy skuadrave.

Klubi maltez theksoi krenarinë për mikpritjen e ofruar, duke nënvizuar angazhimin për t’i bërë mysafirët të ndihen të mirëpritur dhe si në shtëpi gjatë qëndrimit të tyre në Maltë.

Ky gjest vjen si pjesë e traditës së ekipeve përpara ndeshjeve ndërkombëtare, duke forcuar frymën e respektit dhe bashkëpunimit mes klubeve.

Ndeshja mes Florianas dhe Dritës luhet sot nga ora 19:30.

/GazetaBlic Sport