Lojtari i Liverpoolit, Florian Wirtz, është kritikuar ashpër nga tifozët pasi kaloi një tjetër ndeshje pa gol ose asist.
Ish-lojtari i Liverpoolit, Jamie Carragher, tha gjithashtu se ishte koha që gjermani të qëndronte në stol për një kohë derisa skuadra të gjente formën e vitit të kaluar, transmeton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, ekziston një parametër që është në mbrojtje të Wirtz. Konkretisht, Wirtz ka krijuar më shumë raste për shokët e tij të ekipit nëse shikoni lojtarët në Premier League.
Konkretisht, Wirtz është në vendin e parë me 21 raste të krijuara për shokët e tij të ekipit, njësoj si Jack Grealish. Brian Mbeumo është i treti me 18, i ndjekur nga Bruno Fernandes me 17.
/GazteaBlic Sport/


