Sporti

Florian Wirtz ka arritur një marrëveshje me Bayern Munich

04/30/2025 09:44
nga:Lorik J

Ylli i Bayer Leverkusen dhe Gjermanisë, Florian Wirtz, ka arritur një marrëveshje verbale për t’u transferuar te Bayern Munich, raportoi gazetari Santi Auna i FootMercato.

Futbollisti zgjodhi ofertën e bavarezëve mbi ato të Real Madridit dhe Manchester Cityt, të cilët, sipas burimit të lartpërmendur, ende duan ta tërheqin futbollistin në radhët e tyre.

Wirtz ka një kontratë me Bayer Leverkusen deri në verën e vitit 2027 dhe kjo do të thotë se “aspirinët” do të përfitojnë shumë nga transferimi i tij, pasi pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.

Këtë sezon, Wirtz ka 15 gola dhe 13 asiste në 42 ndeshje në të gjitha garat me Bayer Leverkusen.

/GazetaBlic Sport